Sport

Kaka i zbulon sekretet e Cristiano Ronaldos

Leite Kaka e ka lavdëruar dikur bashkëlojtarin e vet te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.
Po ashtu, braziliani i ka zbuluar fshehtësitë e suksesit të Ronaldos, transmeton Express.

Kaka, i cili tani luan për Orlando City në ligën MLS, nuk është i habitur që Ronaldo po shkëlqen në moshën 32-vjeçare.

“Cristiano është një profesionit i mahnitshëm,” ka thënë Kaka.

“Ai kujdeset për trupin e vet; kujdeset për ushqimin që e han dhe tenton të flejë sa më shumë. Natyrisht që ai është lojtar shumë i talentuar dhe ka motive për të fituar çdo lojë, për ta fituar Topin e Artë çdo vit, prandaj vazhdon të lëvizë dhe të tentojë të shënojë gola,” ka thënë Kaka për Ronaldon./Express/