Sao Bento, skuadra braziliane, ka shfaqur interesim për transferimin e Leite Kakas
Leite Kaka mund të rikthehet në futbollin brazilian pas largimit nga skuadra amerikane, Orlando City. Interesim për transferimin e ish-yllit të Milanit dhe Real Madridit ka shfaqur skuadra braziliane, Sao Bento.
“Kaka na intereson. Kam folur me Paulo Roberto Santos (trajneri i Sao Bento) dhe Kaka është një lojtar, i cili i do ta ndihmonte shumë Sao Bento. Unë mendoj se Kaka do të na bëjë të dukshme”, ka thënë presidenti i klubit, Marcio Rogerio Dias.
Por, Sao Bento. Nuk është e gatshme t’i paguajë pagë të majme ish-reprezentuesit të Braqzilit. Ata mund t’i ofrojnë Kakas një pagë mujore prej 8000 eurove. /Express/