Sport

Kahn kundër që Nagelsmann të marr drejtimin e Bayernit

Oliver Kahn insiston se trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann është shumë i ri për të marrë drejtimin e Bayern Munichut

Portieri legjendar gjerman, Oliver Kahn ka thënë se Bayern Munich ka nevojë për një trajner për të ardhmen, sepse Jupp Heynckes është zgjedhje e momentit.

Por, ai beson se trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann është shumë i ri për Bayernin, ndërsa nuk e di nëse Thomas Tuchel i përshtate filozofisë së kësaj skuadre.

“Heynckes është vetëm zgjedhje e momentit. Është zgjedhje shumë e mirë, por nuk është për të ardhmen”, tha fillimisht Kahn për mediat.

“Po përmenden emrat e Julian Nagelsmann dhe Thomas Tuchel. Të dy janë shumë interesant, por Nagelsmann pas një suksesi të vogël në Hoffenheim është shumë i ri për Bayernin”, vazhdoi ai.

“Tuchel është trajner shumë i mirë, por nuk e di nëse i përshtatet filozofisë së Bayernit. Do të jetë shumë e vështirë”. /Express/