Sport

Kadri Veseli premton mijëra euro për Përfaqësuesen e Kosovës

“Nga 100 mijë euro premtojë për secilin lojtarë nëse arrijnë të kualifikohen”, kështu ka thënë, Kadri Veseli.

Pas kthimit të ekipit kosovarë nga Finlanda, numri një i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, premtoi se secili lojtarë i Kosovës do të marrë një shpërblim prej 100 mijë euro, në rast se kualifikohet në kampionatin botëror që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

“Nga 100 mijë euro premtojë për secilin lojtarë nëse arrijnë të kualifikohen, gjë të cilën unë e besojë. Loja e djeshme dëshmoi se nuk jemi inferiorë ndaj asnjë ekipi. Urime djelmoshave dhe gjithë vendit”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e ka quajtur ekipin e Kosovës, ‘Brazili i Vogël’.

Në anën tjetër, kreu Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, theksoi se kanë marrë përgëzime nga figurat më të mëdha të organizatave botërore si UEFA dhe FIFA.