Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tashmë është larguar krejtësisht nga kuvendi i Kosovës.Ai do të jetë pjesë e forumit të diskutimit me kryeparlamentarët shqiptar, atij të Shqipërisë Gramos Ruçi dhe Talat Xhaferi.
Pas mbledhjes së kryesisë e cila përfundoi para pak minutash, Veseli bëri të ditur se seanca për ratifikimin e Demarkacionit do të vazhdojë shumë shpejt. Kjo seanca është ndërprerë dy herë sot, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosje.
Ndërkohë, që ky është tentimi i pestë i koalicionit për ta ratifikuar marrëveshjen e Vjenës.