Aktuale

Kadri Veseli flet për darkën e mbrëmshme në Hajvali

Kryesuesi i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur për darkën e mbrëmshme në Hajvali, ku u mblodhën udhëheqësit e institucioneve të vendit.

Veseli thotë se ka qenë takim joformal, i cili ka pasur të bëjë me interesin e shtetit të Kosovës, e jo bartje e institucioneve në ambiente joformale, siç është folur, transmeton Periskopi.

‘’Darka ka ndodhur të dielën. Ishte takim joformal, i cili kishte të bënte me interesin e Kosovës, jo bartje e institucioneve në ambiente joformale. Vetë fakti që takohen bartësit e institucioneve, tregon interesin e qytetarëve në rend të parë’’ , ka thënë Veseli.

Krerët e shtetit ishin mbledhur mbrëmë në rezidencën e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, në Hajvali./Periskopi/

the authorE B