Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi, ka fajësuar presidentin Hashim Thaçi dhe ministrin në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në lidhje me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi.
Në një konferencë për media Kadaj-Bujupi tha se kriza energjetike është shkaktuar qëllimisht me qëllim të përfitimit nga shpronësimet dhe importi i energjisë elektrike nga Serbia.
Ajo tha se ka të dhëna që njerëz të politikës të cilët kryesisht vijnë nga PDK-ja në zonën ku nuk po lejohet nxjerrja e thëngjillit, kanë ndërtuar shtëpi fiktive ilegale me qëllim të përfitimit nga shpronësimi.
Sipas saj, kjo është arsyeja që ka më shumë se 6 muaj që është ndal puna në këtë vend.
“Për gjashtë muaj është ndërpre puna qëllimshëm në djerrinë . Për shkak se nuk janë ndërmarr hapat e paraparë me ligj. Sigurisht që bëhet fjalë për interes të dikujt. Dhe në këtë rast interesat e atyre që vazhdimisht kanë uzurpuar me pronën publike edhe kësaj radhe vazhdojnë të abuzojnë . E ndërkohë lidhjet e njerëzve të tyre me krimin nuk janë fshehta. Do të thotë janë të hapura. Ka jashtëzakonisht informata për import të energjisë elektrike i cili bëhet në shumicën e rasteve nga Serbia përmes marrëveshjeve të cilave iu prinë Hashim Thaçi me klikën e tij kriminale. Hashim Thaçi dhe Blerand Stavileci”, tha Kadaj Bujupi.
Ajo tha se këta dy vazhdojnë të jenë kundër të gjitha ndërmarrjeve publike prodhuese.
Kadaj-Bujupi tha se ky klan në vazhdimësi kanë qenë shkaktarë të krijimit të avarive të ndryshme qoftë në prodhim edhe në miniera me qëllim të rritjes së importit të energjisë elektrike duke marrë parasysh që janë të lidhur me mafien energjetike në rajon kryesisht me njerëz që vijnë nga Serbia dhe kryesisht biznese të pista prej të cilave po përfitojnë këta vet.
“Pra iu konvenon kjo gjendje në rend të parë për të tërhequr vëmendjen nga problemet e mëdha politike dhe në rend të dytë për të përfituar edhe një herë qoftë përmes shpronësimit sepse në vitin 2014, shpronësimi ka kushtuar rreth 4 milionë euro, ndërsa sot në vitin 2017 është rreth 20 milionë euro. Kemi të dhëna që njerëz të politikës të cilët kryesisht vijnë nga PDK-ja atje kanë nderuar shtëpi fiktive ilegale me qëllim të përfitimit nga shpronësimi , dhe kjo është arsyeja që ka më shumë se 6 muaj që është ndal puna në djerrinë pra kjo është një krizë e planifikuar nga ana e tyre me qëllim që të arrijmë në këtë ditë sot kur kapacitetet prodhuese prodhojnë vetëm 50 përqind të energjisë elektrike në ndërkohë nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim i shpejtë atëherë brenda dy muajsh nuk do të kemi prodhim. Pra prodhimi do të jetë zero“, tha Kadaj – Bujupi.
Ajo po ashtu tha se ministri në ikje në vend se të merret me problemet, të cilat i shkakton kjo gjendje ai vazhdimisht po shihet nëpër zyra duke shpifur kunndër VV-së.
“Ministri në ikje në vend se të merret problemet të cilat i shkakton kjo gjendje ai vazhdimisht po shihet nëpër zyra duke shpifur këndet VV-së. Në vend se të jetë në miniera dhe KEK , të provojë që të sanojë gjendjen e krijuar në vend ai në vazhdimësi po shihet në deklarata dhe konferenca duke shpif. Për këto shpifje do të ballafaqohet sigurisht me Gjykatat por jo vetëm për shpifje por edhe për veprimet të tij të jashtë ligjshme. Konsiderojmë se së shpejti kjo gjendje do të ndryshoj sepse me ardhjen e VV-së në Qeveri ne do të zbatojmë ligjin në rend të parë . Në rend të dytë do të aplikojmë planin strategjik për sigurimin e energjisë elektrike në vend, gjë të cilën këta nuk e kanë bërë për gjatë viteve për shkak të interesave të tyre dhe lidhjet e tyre mafioze me mafinë energjetike në rajon “, tha Kadaj-Bujupi.