Ergys Kaçe është tejet i nervozuar me De Biasin, pas vendimit për ta lënë në tribuna për ndeshjen me Spanjën.
Ergys Kaçe u la në tribunë në ndeshjen me Spanjën, ndërkohë që sot raportohet se mesfushori ka dashur të largohet nga grumbullimi, por ka qenë presidenti që e ka bindur të mos e bëjë diçka të tillë.
Kaçe ka vendosur të mos pranojë të vijë në Kombëtare sa kohë shpërfillet nga stafi teknik, shkruan Panorama Sport.
Mesfushori nuk e ka “përtypur” lënien në tribunë ndaj Spanjës dhe pritet të shihet se çdo të ndodhë, do të mungojë në ndeshjen me Izraelin, apo do të ndryshojë mendje.