Sport

Juventusi vazhdon me fitore, shkëlqen Higuain (Video)

Juventusi ka arritur një tjetër fitore në Serie A. Në xhiron e tretë, ‘Zonja e Vjetër’ ka mposhtur 3:1 Sassuolon, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain.

Djelmoshat e Massimiliano Allegri janë rikthyer furishëm pas detyrave me Kombëtare. Juve mposhti 3:1 Sassuolon në xhiron e tretë të Serie A, duke rrëmbyer pikët e plota nga ky takim.

Në këtë ndeshje shkëlqeu transferimi rekord për ‘Zonjën e Vjetër’, Gonzalo Higuain – i cili realizoi dy gola.

Higuain hapi serinë golave në minutën e pestë, teksa shënoi të dytin personal dhe për ekipin e tij, pesë minuta më vonë. Golin e tretë e shënoi transferimi tjetër i kësaj vere, Miralem Pjanic, në minutën e 27’të. Mysafirët reaguan shpejt duke ngushtuar epërsinë në 3:1 në minutën e 33’të.

Megjithatë, ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes pasi edhe përkundër minutave të shumtë që kishin mbetur, rezultati nuk ndryshoi.

Juve tani gjendet në krye të tabelës me nëntë pikë, tre më shumë se Genoa e Sampdoria, por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.