Sport

Juventusi tenton sërish për të nënshkruar me mbrojtësin Spinazzola

ROME, ROMA - JANUARY 15: Leonardo Spinazzola of Atalanta BC in action during the Serie A match between SS Lazio and Atalanta BC at Stadio Olimpico on January 15, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Juventusi është duke u përpjekur sërish për të sjell mbrojtësin qendror të Atalantas, Leonardo Spinazzola, në Torino dhe kërkon të bëjë marrëveshje në janar.

Mbrojtësi është i huazuar për dy vite nga Orobici, por Juventusi kërkonte transferimin e tij edhe gjatë merkatos së verës së kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht kundërshtimeve të lojtarit, Atalanta refuzoi për të bërë marrëveshje dhe Spinazzola vazhdoi qëndrimin në Bergamo.

Ai do të rikthehet në Torino këtë verë, por ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që “Zonja e Vjetër” nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi dhe kërkon të arrijë një marrëveshje në janar.

Është e mundshme që Alex Sandro të largohet gjatë verës së ardhshme derisa kontrata e Kwadwo Asamohas është afër skadimit, prandaj Juventusi mund të mbetet pa mbrojtës anësor të krahut të majtë./arbresh.info/