Sport

Juventusi rikthen një yll në skuadër (Foto)

Juventusi po planifikon ta rikthej në Torino mesfushorin kolumbian, Juan Cuadrado

Juan Cuadrado është rikthyer në Chelsa, me të cilën skuadër ka kontratë deri në verën e vitit 2019.

Por, reprezentuesi kolumbian është i etur që të rikthehet sërish në Juventus, ku ishte i huazuar sezonin e kaluar.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, të dy skuadrat kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm.

Por, fjalën e fundit do ta thotë trajneri i ri i ekipit londinez, Antonio Conte.