Sport

Juventusi në Madrid, për këtë lojtar të Realit

Juventusi nuk e harron Iscon.

Skuadra lidere e Serie A, vazhdon ta mbajë të gjallë interesimin për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

‘La Stama’ shkruan se disa zyrtarë të Juventus do të jenë në Madrid, për të përcjellë derbin mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, për të vëzhguar nga afër Iscon, përcjell ‘lajmi.net’.

Isco me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, shkaku i situatës aspak të mirë te tij te ‘Los Blancos’.

Për ta bërë më të lehtë finalizimin e kësaj marrëveshje, Real Madrid mund t’i kërkojë Juventusit përfshirjen edhe të Paulo Dybala në marrëveshje.

Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, fillon nga ora 16:15./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli