Sulmuesi argjentinas e ka bindur trajnerin Maurizio Sarri me paraqitjet e tij këtë sezon me “Bianconeri”.
Gonzalo Higuain e ka bindur trajnerin Maurizio Sarri me paraqitjet e tij këtë sezon tek Juventusi.
Prandaj, kampioni italian e ka përgatitur një kontratë të re për sulmuesin argjentinas.
Drejtori sportiv i “Bianconeri”, Fabio Paratici” ka konfirmuar se argjentinasi do të qëndrojë në Torino edhe për një kohë.
“Ai është një djalosh i dashur dhe lojtar i madh. Ne jemi të lumtur që e kemi këtu”, ka thënë Paratici për Sky Sports Italia.
Sezonin që shkoi, Higuain e kishte kaluar në formë huazimi tek Milani dhe Chelsea.
Gjatë verës flitej për një largim të tij nga Torino, por në fund Sarri vendosi ta mbante dhe po i beson shumë atij.