Sport

Juventusi gjen zëvendësuesin e Pogbas (Foto)

Juventusi ka gjetur zëvendësuesin e Paul Pogbas.

Sipas asaj që raporton ‘Eurosport’ dhe gjitha mediat tjera në Angli, mesfushori francez, Paul Pogba, ka kryer me sukses testet mjekësore dhe se shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i ‘Djajve të Kuq’.

Kjo ka bërë që Juventusi të hidhet menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin e mesfushori francez, që tashmë duke punë e kryer kalimi i tij te ekipi i Jose Mourinhos.

Kampionët e Serie A, duket se kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e Pogbas. Bëhet fjalë për mesfushorin Axel Witsel, i cili shkëlqeu me Belgjikën në Euro 2016.

Axel Witsel edhe më parë ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te ‘Zonja e Vjetër’ dhe duket se edicionin e ardhshëm do ta vesh fanellën e kampionëve të Serie A. /Express/