“Zonja e vjetër” ka shënuar fitore me rezultat 4-0, ndaj rivalit lokal, Torino.
Juventusi e filloi për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 16-të përmes Paulo Dybalas, dhe gjithçka u lehtësua kur Daniele Baselli i Torinos, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 24-të, raporton KosovaPress.
Miralem Pjaniç u përkujdes që kampioni i Italisë të shkonte në pushim me dy gola epërsi, duke shënuar gol në minutën e 40-të. Edhe në pjesën e dytë, Juventusi vazhdoi ta dominonte ndeshjen ndaj Torinos, me Alex Sandro i cili në minutën e 57-të, e realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes, ndërsa Dybala (90′) shënoi edhe golin e tij të 10-të, në gjashtë ndeshje në Serie A.
Kjo është fitorja e gjashtë e “Zonjës së vjetër”, në po aq ndeshje të luajtura në Serie A./KosovaPress/