Sport

Juventusi dhe Milani në luftë për Keitan

Juventus dhe Milan janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Lazios, Keita Balde, i cili mbetet pa kontratë në qershor të vitit 2018.

Sipas asaj që shkruan Sky Sport Italia, Bianconerët kanë bërë një hap para për t’i siguruar shërbimet e senegalezit.

Milan po ashtu ka kohë që ka interes për lojtarin dhe marrëdhëniet e mira mes klubeve mund ta sjellin lojtarin në qytetin e modës.

Keita ka vetëm 22 vjet, ndërsa ka shënuar 13 gola në 28 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Në dy ndeshjet e fundit ai shënoi pesë gola, tri në ndeshje me Palermon dhe dy kundër Romës.

Lojtari i dalë nga akademia e Barcelonës erdhi në Lazio në vitin 2011 dhe nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin. /Telegrafi/