Sport

Juventus vendos për Oblakun

Juventus nuk do ta transferojë portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak

Drejtuesit e Juventusit kishin menduar që ta transferojnë portierin slloven, Jan Oblak gjatë verës.

Gardiani i Atletico Madridit shihej si pasardhës i Gianluigi Buffonit, i cili pritet të pensionohet në fund të sezonit.

Por, sipas Calciomercato.com, Juventus ka hequr dorë nga Oblak për shkak të çmimit të lartë që duhet t’i paguajnë Atletico Madridit – 100 milionë euro.

Bianconerët portën pritet t’ia besojnë ish-portierit të Romës dhe Arsenalit, Wojciech Szczęsny. /Express/