Juventus ka hequr dorë nga sulmuesi i Lazios, Keita Balde
CEO i Juventusit, Giuseppe Marotta e ka bërë të qartë se skuadra e tij ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Lazios, Keita Balde.
Ai tha se Juventus kishte bërë ofertë për Balde, por që nuk përputhej me kërkesën e Lazios.
“Ne kemi bërë ofertën tonë dhe të tjerët kanë të drejtë të vendosin çmimin e tyre, kështu që ne jemi tërhequr nga gara”, tha Marotta.
Juventus për Keita kishte ofruar 15 milionë euro dhe 5 të tjera bonuese, ndërsa Lazio dëshiron 30 milionë euro, pavarësisht se lojtari ka vetëm një vit kontratë të mbetur.
Për Keitan është duke u interesuar edhe skuadra e Interit. /Express/