Andres Iniesta ka shumë gjasa që t’i bashkohet Juvetnusit verën e ardhshme
Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Juvetnusi është duke menduar seriozisht për transferimin e Andres Iniestas nga Barcelona në verën e ardhshme
Iniesta ka kontratë me Barcelonën vetëm deri në fund të këtij sezoni, derisa deri më tani nuk iu është ofruar kontrata e re.
Drejtuesit e kampionit të Italisë pritet që t’i propozojnë spanjollit ofertën e tyre, përcjell Gazeta Express.
Edhe Iniesta nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Barcelona. Kurse, ka dhënë indikacione se Juventus mund të jetë destinacioni i radhës. /Express/