Sport

Juventus siguron dy yje për vitin tjetër (Foto)

Juventusi qysh tash ka nisur të mendoj për sezonin e ardhshëm

Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Juventusi po synon të transferoj Andres Iniestan (Barcelonë) dhe Emre Can (Liverpool).

Të dy lojtarët janë në përfundim të kontratave me skuadrat e tyre, dhe në Torino mund të transferohen si lojtarë të lirë, përcjell Express.

Tuttosport shkruan se Juventusi tashmë ka nisur kontaktet me të dy lojtarët dhe shpreson se do të arrijë marrëveshje. /Express/