Juventus do të bëjë ofertë për yllin e Fiorentinas, Federico Bernardeschi
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e dëshiron në skuadrën e tij anësorin e Fiorentinas, Federico Bernardeschi, shkruan Tuttosport.
Juventus pritet t’i bëjë ofertë Fiorentinas menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.
23 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2019, por ka refuzuar të bisedojë për vazhdimin e saj, pasi dëshiron të luaj në një skuadër më të madhe.
Opsion i dytë për Juventusin është sulmuesi fantastik i Lazios, Keita Balde. /Express/





















