Juventus ende nuk i ka nisur bisedimet me Giorgio Chiellinin për kontratën e re.
Megjithatë, mediat italiane raportojnë se kjo nuk do të përbëjë ndonjë problem, përcjell Express.
Mbrojtësi italian, i cili momentalisht është jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit, do të mbetet pa kontratë verën që vjen, pasi kontrata aktuale i skadon më 30 qershor.
Raportohet se atij do t’i ofrohet një kontratë e re me kohëzgjatje dyvjeçare, por sipas calciomercato.it, nuk ka bisedime deri tani. /Express/