Sport

Juventus në telashe

Juventusi do të jetë i privuar nga sulmuesi i vet, Gonzalo Higuain, në takimin e së martës ndaj Sevilles, që zhvillohet në gjiron e 5-të të Ligës së Kampioneve.

Siç njoftoi sot klubi italian, Higuain është dëmtuar të shtunën në ndeshjen ndaj Pescaras dhe nuk është stërvitur me klubin.

Juventus ka edhe mungesa tjera, si në repartin e mbrojtjes ashtu dhe në atë të sulmit dhe vlerësohet se do ta kenë një natë të vështirë ndaj spanjollëve, transmeton KosovaPress.