Juventus dhe Napoli e duan mbrojtësin e djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko
Verën e ardhshme Juventus do të mbetet pa mbrojtësin Stephan Lichsteiner, ndërsa Napoli pa Maggion.
Kjo ka bërë që të dy skuadrat të jenë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe për më shumë të dyja të interesohen për të njëjtin lojtarë.
Bëhet fjalë për kroatin e Atletico Madridit, Sime Vrsaljko, shkruan Calciomercato.
Atletico pritet të lejojë largimin e tij nëse merr në ofertë prej 25 milionë eurove. /Express/