Sport

Juventus mur i pakalueshëm për Barçën, kualifikohet në gjysmëfinale

Barcelona është ndalur nga Juventus në Camp Nou në një barazim pa gola. Juventus kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e neutralizuar në tërësi skuadrën katalanase për 90 minuta.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi nën dominimin e Barcelonës, por katalanasit ishin të pafuqishëm para portës së Gianluigi Buffon. E njëjta histori u përsërit edhe në pjesën e dytë, ku Barça tentonte por asnjëherë nuk ia doli ta çonte topin në rrjetë.

Kësisoj Juves i mjaftoi fitorja prej 3:0 që e kishte arritur një javë më parë për të siguruar kualifikimin tutje.

Në ndeshjen tjetër Monaco fitoi sërish ndaj Borussia Dortmundit, për të siguruar kalimin tutje. Skuadra franceze triumfoi me rezultat 3:1, që në total pas dy ndeshjeve shkon në 6:3 në favor të ekipit nga principata.

Kylian Mbappe në minutën e tretë dhe Radamel Falcao në të 17-tën realizuan në pjesën e parë. Marco Reus shkurtoi përkohësisht rezultatin në 2:1 me një gol në minutën 48, por shënimi i Valere Germain në të 81-tën vendosi kalimin tutje të francezve.

Juventus dhe Monaco i bashkohen dy skuadrave madrilene, Real Madrid dhe Atletico Madrid në gjysmëfinale, transmeton KosovaPerss.