Juventus është shumë pranë që të nënshkruaj me Mehdi Benatia
Kampioni i Italisë, Juventus ka mposhtur konkurrencën e Milanit për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichut, Mehdi Benatia.
Goal.com konfirmon se, marrëveshja në mes të dy skuadrave është arritur dhe shumë shpejtë do të bëhet edhe zyrtarizimi.
Benatia ishte transferuar në Bayern në vitin 2014 nga Roma, por kishte dështuar të tregoj vlerat e tij që kishte treguar në Serie A. /Express/