Sport

Juventus mesazh Barcelonës për Dybala

Juventus nuk do ta shes Paulo Dybalan në Barcelonë për asnjë çmim
Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për Neymar, i cili pritet që të kalojë në PSG për 222 milionë euro.

Dëshira kryesore e trajnerit Ernesto Valverde është sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, për të cilin do të ofrohen 130 deri në 140 milionë euro.

Por, sipas Corriere dello Sport, ‘Zonja e Vjetër’ e sheh si të pa shitshëm Dybalan dhe nuk do të pranojë asnjë ofertë për të.

Kjo mund të ndodh vetëm nëse lojtari kërkon të largohet nga Juventus. /Express/