Sport

Juventus – Mandzukic, vjen një lajm i mirë

Mario Mandzukic do të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin në fillim të vitit të ri.
Sipas ‘Tuttosport’, takimet mes palëve do të zhvillohen së shpejti, për të vënë penë në letër, përcjell ‘lajmi.net’.

Gazeta shpjegon se kroati po shqyrton mundësinë për të përmirësuar kontratën me Juventusin, ku nga 4.5 milionë euro, me kontratën e re do të përfitonte 7.5 milionë, dhe do të qëndronte në ‘Allianz Stadium’ deri në vitin 2022.

Në anën tjetër, te Juventusi ekziston një vullnet që të nënshkruanin një kontratë dy vjeçare, me lojtarin që tashmë ka 32 vite.

Mandzukic është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, dhe nga 106 paraqitje në Serie A, ka shënuar 29 gola./Lajmi.net/