Sport

Juventus i shqetësuar për Ronaldon

Cristiano Ronaldo u lëndua në ndeshjen që Portugali po e zhvillonte ndaj Serbisë për kualifikimet në EURO 2020.

Cristiano Ronaldo u lëndua në minutën e 30’, gjersa u detyrua ta lëshonte fushën.

Ylli portugez ka bërë me dije se ai do të rikthehet në fushë pas dy javësh, por Juventus është i shqetësuar, përcjell lajmi.net.

Më 16 prill, ‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me Ajaxin në kuadër të Ligës së Kampionëve, gjersa është në dilemë të madhe prezenca e Ronaldos.

Juventus do të jetë vendas në ndeshjen e parë të garës më të madhe për klube në Evropë, ndërsa janë të shqetësuar rreth lëndimit të portugezit. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli