Sport

Juventus dëshpëron Asamoahn

Juventus nuk po lejon transferimin e Kwadwo Asamoah në Galatasaray

Mbrojtësi i majtë i Juvetusit, Kwadwo Asamoah dëshiron të largohet nga Torino për të kaluar në Turqi të skuadra e Galatasarayt.

Por, ‘Zonja e Vjetër’ nuk po lejon largimin e tij, pasi nuk ka arritur ende marrëveshje për kthimin e Leonardo Spinazzola, i cili do të ishte zëvendësues i tij.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Federico Pastorello.

“Asamoah dëshiron t’i bashkohet Galatasarayt, por Juventus nuk po mund të gjejë zëvendësuesin e tij”, tha Pastorello për Sportitalia.

“Me bllokimin e transferimit të Spinazzolas, duket se ata nuk do ta lejojnë të largohet”. /Express/