Drejtuesit e Juventusit janë duke e monitoruar yllin e ri të Borussia Mönchengladbach, Mahmoud Dahoud
Fabio Guild, drejtori sportiv i Juventusit, të mërkurën ishte në Gladbach për të parë ndeshjen mes Borussia M’gladbach dhe Manchester Cityt.
Ai në këtë takim e ka vëzhguar egjiptianin me shtetësi gjermane, Mahmoud Dahoud, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.
Drejtuesit e Juventusit janë duke menduar që ta transferojnë Dahoud në skuadër pasi kontrata e egjiptianit me klubin gjerman skadon në vitin 2018. /Express/
