Kampionët e Italisë kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm.
Juventusi vazhdon të insistojë për transferimin e Douglas Costas nga Bayern Mucnih.
Madje Bardhezinjtë ofertë prej 35 milionë euro për brazilianin.
26-vjeçari ka luajtur shumë me trajnerin Pep Guardiola, por nën drejtimin e Carlo Ancelottit ai ka qëndruar më shumë në bankën rezervë dhe për këtë arsye është duke kërkuar të largohet.
Drejtori sportiv i Juves, Giuseppe Marrotta është takuar me agjentin e lojtarit sot dhe i ka treguar për kushtet që i ofron ‘Zonja e Vjetër’ klientit të tij.
Bayerni kërkon 45 milionë euro, por kampionët e Italisë shpresojnë në ndonjë ulje të çmimit për shkak të marrëdhënieve të mira mes të dyja klubeve.