Juventusi nuk e ka mohuar se sezonin 2020/21, mund të zbresin në fushë me futbollistët e njëjtë, për shkak të krizës që ka kapluar gjithë për shkak të koronavirusit.
Sido që të jetë, duke mos menduar për afrimin e lojtarëve, që sipas drejtorit sportiv, Paratici, mund të jenë vetëm shkëmbime lojtarësh – Juve ka nisur t’i blindojë ata që ka në skuadër.
Të parët janë kapitenët, Gigi Buffon dhe Chiellini.
“Buffon dhe Chiellini do të qëndrojnë, ata do të jenë pjesë e ekipit tonë edhe vitin e ardhshëm. Ata do të nënshkruajnë kontrata të reja shumë shpejt”, u shpreh Paratici.
Ai tha se në rrugë për të rinovuar kontratën është edhe Paulo Dybala.
“Ne jemi duke punuar për të zgjatur kontratën e tij. Ne e dëshirojmë atë në klubin tonë edhe për shumë vite”. /Gazeta Express/