Juventusi ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales duke e mposhtur Barcelonën 3:0.
‘Zonja e Vjetër’ dominon dhe e mposht Barcelonën 3:0 duke ia lehtësuar vetes punët për kualifikim në gjysmëfinale.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë prej dy golave të Juventusit. Të dy golat i realizoi argjentinasi Paulo Dybala në minutat 7 dhe 22. Giorgio Chiellini e çoi në 3:0 epërsinë e Juventusit në minutën 55 me një gjuajtje të bukur me kokë duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Barcelonës do t’i duhet një mrekulli tjetër për të përmbysur rezultatin nëse do që të kualifikohet në gjysmëfinale.
Ndërkohë takimi mes Borussia Dortmund dhe Monacos nuk u zhvillua pas një sulmi me bombë që e goditi autobusin e skuadrës vendase me ç’rast mbeti i lënduar mbrojtësi Marc Bartra.
UEFA ka vendosur që takimi mes këtyre dy skuadrave të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45.