“Zonja e Vjetër” ka mposhtur Monacon 2:1 dhe është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Juventusi ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve duke eliminuar skuadrën franceze Monaco me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve.
Bardhezinjtë shënuan dy gola në pjesën e parë, që ishin edhe vendimtar në rrjedhën e këtij takimi. Mario Mandzukic në minutën e 33-të dhe Dani Alves me një super gol në të 44-tën vendosën rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Monaco mori lojën në dorë dhe pas disa tentimeve arriti të mposht Gianluigi Buffonin. Talenti 18-vjeçar Kylian Mbappe në realizoi nga afërsia pas një asistimi të Joao Moutinho.
Por kjo ishte e tëra që skuadra franceze bëri në 180 minuta lojë, duke u eliminuar në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze evropiane.
Në finale, “Zonja e Vjetër” do të ndeshet me fituesin e duelit, Real Madrid-Atletico Madrid. ‘Los Blancos’ kanë avantazh të madh nga ndeshja e parë të cilën e kanë fituar 3:0.