9 ose 10 maji do të jetë dita kur ekipet spanjolle do të rikthehen në stërvitje.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘El Chiringuito de Jugones’.
Sipas Josep Pedrerol, La Liga planifikon të rinisë me 6 e 7 qershor, çka do të thotë se ekipet kanë kohë pothuajse një muaj për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit.
🔴¡6 – 7 DE JUNIO! La fecha del posible regreso del fútbol en España. ¡YA EN #JUGONES! pic.twitter.com/FMW5c4yKww
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 20, 2020
Si në Spanjë, ashtu edhe çdo vend tjetër në botë, gjithçka është ndalur, për shkak të pandemisë.
Mirëpo, rikthimi nuk duket tashmë i largët, edhe Italia dhe Anglia planifikojnë të rinisin sezonin në qershor.
Kurse Ligue 1 dhe Bundesliga, natyrisht se gjithashtu mund të rinisin në qershor, por deri më tani nuk ka data të sakta apo të paktën supozime nga mediat gjermane. /Gazeta Express/