Juan Francisco – Juanfran, mbrojtësi i Atletico Madridi mendon se Diego Simeone nuk do të largohet nga Vicente Calderon
Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madridi. Kështu mendon mbrojtësi i skuadrës madrilene, Juan Francisco – Juanfran.
Madje, ky i fundit thotë se nuk mund ta shoh skuadrën nga Vicente Calderon pa strategun argjentinas.
“Jam i bindur se vitin e ardhshëm ai do të jetë trajneri ynë”, ka deklaruar Juanfran në një intervistë për ueb faqen e klubit, përcjell Express.
“Çdo gjë në këtë jetë ka fund, por deri më sot, unë nuk shoh një Atletico Madrid pa Simeone. Ai është trajneri më i mirë në botë dhe trajneri më i mirë për këtë Atletico Madrid.”, ka theksuar spanjolli.