Ai është njëri ndër këngëtarët më të njohur turk.
Bëhet fjalë për Tarkanin, këngëtarin e shumë hiteve.
Vetëm pak ditë më parë Tarakani ka publikuar projektin e tij më të ri.
“Yolla”, titullohet kënga më e re nga hit këngëtari turk.
Kjo këngë është pëlqyer shumë nga të gjithë fansat e tij dhe këtë më së miri e tregojnë rekordi i klikimeve që ai ka arritur në kanalin zyrtar në “Youtube”.
Kjo këngë është publikuar më 27 qershor dhe deri më sot ka arritur hiç më pak se 10 milionë klikime.
Kujtojmë se ndër këngët më të pëlqyera nga Tarkani janë “Kiss Kiss’’ dhe “Dudu”./Gazeta Express/