Dueli mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko, që zhvillua sonte para 90,000 tifozëve në Stadiumin Wembley, i ka takuar 27 vjeçarit, Joshua i cili e fitoi këtë duel me nokaut.
Nga sonte Anthony Joshua është kampion bote në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.
Dy boksierët Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko, kanë filluar duelin me qellim që të jenë fitues të takimit që u njoh si “dueli shekullit”.
Anthony Joshua e rrëzoi Wladimir Klitschkon në raundin e pestë, por më pas Klitchko u ngrit në këmbë dhe iu revanshua në raundin e gjashtë, i cili e nokautoi Joshuan.
Që të dy pastaj vazhduan me dyluftim, ishte rundi i njëmbëdhjetë, të cilin Joshua e fitoi me nokaut dhe takimi u ndërpre nga gjyqtari kryesor, transmeton KosovaPress.