Manchester United është i vendosur për të ofruar 31 milionë funta te Benfica për futbollistin Bryan Cristante.
Mesfushori aktualisht është te Atlanta si një i huazuar dhe ka qenë mjaftë impresiv për italianët, transmeton portali arbresh.info. Trajneri Jose Mourinho ka identifikuar 22-vjeçarin si zëvendësues të Marouane Fellainit.
Shënjestra e Manchester United, Bryan Cristane dhe Ivan Rakitic në një përballje për top
Aktualisht, mesfushori italian është i huazuar nga Atalanta. Ai ka luajtur një rol të madh në skuadër duke i ndihmuar të arrijnë në fazat eliminuese të Evropa Ligës pasi realizoi tri gola. 22-vjeçari ka shkëlqyer gjithashtu në Serie A duke shënuar pesë herë brenda 12 paraqitjeve.
Ndërkohë, mesfushori belg Marouane Fellaini është i vendosur për largim nga klubi në Old Trafford gjatë verës së ardhshme, kur erdhe përfundon kontrata e tij.
31-vjeçari ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjen e re dhe ka shfaqur shenja gjithashtu se nuk do të nënshkruaj kontratë të re./arbresh.info/