Sport

Jordi Alaba ka një lajm të hidhur për Barcelonën

Barcelona mund të mbetet pa Jordi Alban.
Jordi Alba numëron katër karton të verdhë në La Liga, andaj edhe një i duhet që të mungojë në ndeshjen e radhës të Barcelonës.

Skuadra katalonase do të përballet në fundjavën e ardhshme me Sevillën, andaj nëse mbrojtësi spanjoll ndëshkohet me karton të verdhë, do të mungojnë në ndeshjen e 2 marsit, përcjell lajmi.net.

Më 2 mars, Barcelona do të përballet me Real Madridin në Snatiago Bernabeu, ndërsa mosprezenca e Albas në El Clasico, do të jetë një mungesë e madhe për katalonasit.

Te Barcelona rrezikojnë të suspendohen për një ndeshje edhe Luis Suarez, Samuel Umtit dhe Gerard Pique, që kanë nga tre kartonë. /Lajmi.net/