Rajon & Botë

Jordania dëbon refugjatët sirianë

Dëbimet nga Jordania janë bërë më të ashpra muajve të fundit, me familje të tëra sirianësh që po kthehen për herë të parë, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh, thanë dy zyrtarë humanitar.

Një zyrtar tha se më shumë se një e treta e disa mijëra refugjatëve, të cilët u kthyen në Siri mes janarit dhe prillit u dëbuan me dhunë, ndërsa të tjerët janë kthyer vullnetarisht.

Grupi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (Human Rights Watch) tha se që nga viti 2014 ka dokumentuar “raste të shumta”, të cilat dëshmojnë se Jordania po kthen me forcë azilkërkuesit sirianë në Siri.

Në shumë raste, dëbimet shkelin të drejtën ndërkombëtare, e cila i kthen njerëzit në situata ku ata përballen me rrezik ose persekutim, tha Lama Fakih, zëvendësdrejtor i divizionit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Një zyrtar i qeverisë jordaneze konfirmoi se dëbimet kanë ndodhur, por tha se refugjatët janë kthyer vetëm për arsye sigurie, pas një hetimi.

Tetë të dëbuar të intervistuar nga The Associated Press, të kontaktuar në Whats Up ose Skype, i thanë AP se ata janë dëbuar pa një proces të rregullt ose arsye të dukshme, ose pasi ishin në shënjestër sepse ata kishin folur me të afërmit që jetojnë në Siri, në zonat e kontrolluara nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Kthimi i refugjatëve në zonat e luftës shkel ligjin ndërkombëtar, sidomos kur ajo të jetë bërë pa një proces të rregullt dhe përfshinë anëtarët e familjes, tha Jeff Crisp, ish-zyrtar në Agjensionin e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.

Rreth pesë milionë sirianë kanë ikur nga vendi i tyre që nga shpërthimi i konfliktit atje në vitin 2011. Afër 660 mijë janë regjistruar si refugjatë në Jordani. Fqinjët e Sirisë mbyllën efektivisht kufijtë e tyre, të mbingarkuar nga fluksi fillestar i refugjatëve dhe të shqetësuar nga rreziqet për sigurinë.

Donatorët dhe grupet humanitare mbështeten në vullnetin e mirë të Jordanisë për të vepruar aty dhe të kenë ndikim të kufizuar, kur të përpiqen të parandalojnë dëbimet, sidomos duke pasur parasysh kërcënimin në rritje të ISIS, e cila kontrollon një pjesë të Sirisë dhe Irakut.

Jordania, pjesë e koalicionit ushtarak ndërkombëtar kundër ISIS, është gjithnjë e më e shqetësuar në lidhje me kërcënimin e brendshëm që vjen nga mbështetësit e grupit militant.

Zyrtarët humanitar thanë se rritja e numrit të të dëbuarve të kohëve të fundit duket të jetë e lidhur me një masë sigurie që u ndërmor pasi militantët e ISIS vranë 10 njerëz në një seri sulmesh në Jordani në muajin dhjetor./KosovaPress/

the authorE B