Sport

Jones nënshkruan kontratë të re me Man Utd

Phil Jones do të mbetet te Manchester United edhe për katër vite.
‘Djajtë e Kuq’ përmes një komunikate kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin Phil Jones, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.

“Manchester United janë të kënaqur që ju njoftojnë se Phil Jones ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2023, me mundësinë për ta vazhduar edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë jam i kënaqur që kam nënshkruar një kontratë të re”, ka deklaruar Jones për faqen zyrtare të klubit.

“Manchester United ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime për tetë vite, dhe mua më pëlqen gjithçka rreth këtij klubi”.

Jones është pjesë e Manchester United që nga viti 2011, kur ishte transferuar nga Blackburn./Lajmi.net/