Aktorja e famshme Angelina Jolie ka rikthyer vajzën e adoptuar Zahara në vendlindjen e saj në Etiopi.
Jolie bashkë me Brad Pitt udhëtoi në vitin 2005 në këtë vend afrikan për ta marrë vajzën e tyre adoptive. Në atë kohë Zahara ishte vetëm 6 muajsh, ndërsa sot pas 12 vitesh e ktheu në vendlindje për herë të parë në jetë.
“Angelina gjithnjë ka dashur që secili prej fëmijëve të njihte vendin e lindjes, dhe trashëgiminë e tyre, prandaj me zi pret që Zahara të vizitojë Etiopinë”, ka bërë të ditur një burim.