ShowBiz

Jo vetëm që kthej ritmin e këngës ‘Mariah’ por edhe stilin e viteve të 90-ta (Video)

Pothuajse nuk ka vend në botë që kënga më e dëgjuar e momentit është ‘Wild Thoughts’ nga Rihanna.

Sigurisht se këngëtarja çdo këngë të cilën e ka lansuar, suksesin e ka pasur të siguruar, njësoj edhe tani.

Bashkëpunimi i saj me Dj Khaled dhe Bryson Tiller, e solli këngën ‘Wild Thoughts’ në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kthyer vitet e 90-ta, shkruan Indeksonline.

Përpos muzikës e cila është rikorporuar nga kënga ‘Mariah’ e që të bën’ ta dëgjosh pa u mërzitur se të bëhet bajate, Rihanna si gjithmonë është përkujdesur që detajet e pamjes së saj të jenë të veçanta që nga flokët, veshja e grimi.

Mund të vërehet se këngëtarja ka eksploruar sërish me veshjen, duke kthyer ato shamitë, bluzën e aksesorët në përgjithësi nga vitet e kaluara, si gjithmonë të rëna në personin e duhur që bën’ po thuajse çdo veshje apo grim të duket mirë.

Më poshtë mund të shihni edhe skena nga realizimi i këtij videoklipi dhe të dëgjoni këngën:

https://www.youtube.com/watch?v=0-tXSEZtojg

the authorE B