Tech

Jo vetëm makina të shpejta, Porsche prodhon edhe traktor (Foto)

Përveqse është shumë e njohur si fabrikë automobilistike, Porsche gjithashtu ka një reputacion edhe për prodhimin e traktorëve ‘Porsche-diesel’, të cilët janë po aq të mirë në mënyrë ingjinierike, të fuqishem dhe të aftë për të dhënë nivele të larta të performancës.
Midis 1956 dhe 1963 janë prodhuar më se 125.000 Porsche-diesel. Dizajni i tyre u bë gjatë luftës së dytë botërore, të prodhuar në bashkpunim me kompaninë gjermane Allgaier GMBH dhe kompaninë austriake Hofherr Schrantz.

Me origjinen e saj në fillim të viteve 1930, motorri dizel i Porsches u dizajnu me një tipar unik me ajër të ftohur. Nga fillimi i viteve 1950 Porsche kishte projektuar 4 modele themelore, 1 cilindrik, 2 cilindrik, 3 cilindrik dhe 4 cilindrik, versione këto me 14 deri 55 kuaj-fuqi.

Një numër i konsiderueshë janë ende në përdorim të përditshëm në ferma, toka të vogla dhe plantacione në mbarë botën. /Indeksonline.net/

Ja disa prej tyre: