Ka vetëm disa ditë që çifti i njohur Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika janë kthyer nga pushimet.
Me të kthyer në Kosovë, Afrona përsëri ka udhëtuar diku tjetër, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse ka pak ditë që ka shkuar, ata po e kanë problem të qëndrojnë larg njëri-tjetrit ku përmes rrjeteve sociale e dëshmojnë këtë.
Së fundmi Blero në llogarinë e tij në Instastory ka postuar një video ku shihet së bashku me vajzën e tij Tarën duke luajtur së bashku me qenin e Afronës.
Babë e bij duken duke kaluar momente të bukura, por që atyre po ju mungon Afrona.
“Duke luajtur me Kikin. Po na mungon @afronadika”, kishte lënë mbishkrim Blero.
Kujtojmë se Blero ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri “Mbylli sytë”, në bashkëpunim me këngëtaren Albulena Ukaj./Gazeta Express/