Jese Rodriguez mund të largohet nga PSG-ja
Sipas asaj që raporton Marca, aventura e sulmuesit Jese Rodriguez te Paris Saint Germain duket të jetë më e shkurtër, shkruan Gazeta Express.
Ish sulmuesi i Real Madridi nuk po gjen hapësira te kampionët e Francës, andaj pritet të largohet gjatë janarit. Sipas Marca, Roma është skuadra që ka shprehur më së shumti interesim për spanjollin, që do të tentojë ta transferojë në afatin kalimtar dimëror.
Jese Rodriguez deri më tani ka bërë 12 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat, shumica prej tyre si zëvendësues, duke shënuar vetëm një gol. /Express/
