Petar Mijoviq ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Sigal Prishtinës.
Pas katër humbjeve të pësuara në po aq të zhvilluara në të gjitha garat, Petar Mijoviq ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Sigal Prishtinës.
Mijoviq mori drejtimin para fillimit të këtij sezoni. Ai pritet të zëvendësohet nga kroati Jeronimo Sharini, i cili do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.