Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje.
Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur për Gazetën Express se drejtori i deritashëm i QKUK’së Curr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deritashme.
“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj Drejtorin për punën që e ka bërë dhe shpresoj se bordi drejtues do të merr vendime të shpejta për plotësimin. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë por atë e kemi filluar”, ka thënë Ismaili, për Express.